Këngëtarja e mirënjohur, Fatmira Breçani, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj artistike dhe jo vetëm.
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua”, në Fax News, Breçani ka folur lidhur me karrierën e saj të gjatë në muzikën popullore shqiptare.
Breçani tha se përsa i përket trojeve shqiptare, ajo më së shumti ishte e pranishme në evente të organizuara në Kosovë.
“Unë më së shumti kam marr pjesë dhe ftohem nëpër evente në të gjithë trojet shqiptare, por më së shumti në Kosovë, më pas vijnë vendet e tjera”, tha këngëtarja.
E pyetur mbi energjinë e saj të pashtershme ndër vite dhe nëse kishte momente që ndihej e lodhur, këngëtarja u shpreh se e vetmja gjë që e lodhte, ishte vapa gjatë stinës së verës.
“Jo asnjëherë nuk them boll, nuk lodhem, vetëm vapa më lodh. Ajo më bën të dorëzohem. E kam pak problem verën. Unë sinqerisht pi ujë me akull, ndryshe nuk pi fare. Nuk më shkakton aspak probleme kordash të zërit”, tha me shaka këngëtarja ikonë e muzikës popullore.