Zarfin e Gjykatës ta kanë lënë poshtë derës? Berisha: Policia mashtron, nuk kam marrë asnjë njoftim

Dorëzimi i njoftimit të GJKKO për të njoftuar ish-kryeminsitrin Sali Berisha se ditën e nesërme në orën 14:00 duhet të paraqitet në sallën e gjyqit, ëhstë kthyer në një sfidë mëvetë për ficerët e policisë gjyqësore.

Gazetari Artan hoxha deklaroi në një studio televizive se ish-kryeministrit i ëhstë lënë njoftimi poshtë derës së shtëpisë, pasi ish-kryeminsitri ka refuaruar ta marrë në dorë në mënyrë kategorike.

Ndëkrohë ish-kryeminsitri berisha i pyetur në një tjetër studio televizive, e kamohuar në mënyrë kategorike që të jetë njoftuar.

“Burime pranë policisë më konfirmojnë se vendimi i gjykatës duke u njoftuar për paraqitjen nesër, është lënë poshtë derës së shtëpisë”, i tha gazetari Çim Peka, Berishës të cilin e kishte të ftuar në studio.

Por ish-kryeministri mohoi të ketë marrë një njoftim të tillë.

“Ç’thotë policia unë them…mund ta shkruajnë poshtë zyrë, poshtë ashtu, unë s’kam marrë asnjë njoftim është mashtrim”, tha Berisha.

GJKKO ka caktuar nesër në orën 14:00 seancën duke thirrur Sali Berishën për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen “Partizani”.


Shtuar 23.10.2023 22:03