Festa e “Një qershorit” ka bërë bashkë mamatë e famshme në Shqipëri.
Çiljeta Xhilaga ka vendosur që së bashku me fëmijët, Fernandon dhe djalin e Albanit, t’i bashkohet festës së organizuar nga Zaimina Vasjari në shtëpinë e saj.
Vasjari në ditën e fëmijëve ka vendosur të zbukurojë oborrin rreth pishinës së saj, duke ftuar mikeshat me fëmijët për të gëzuar së bashku festën e tyre.
Të shumta ishin postimet e Zaiminës nga festa, por çfarë ra në sy më shumë ishte fotoja e ëmbël e Çiljetës me djalin e saj.
“Po të shtoj edhe një burrë të katërt”, shkruan Zaimina krahas fotos. Duke iu referuar kështu tre “burrave” momental në jetën e Çiljetës, djalit të saj, Fernandos, partnerit, Albanit dhe djalit të tij të vogël.
Këtë foto e ka ripostuar më pas edhe këngëtarja në instagramin e saj, dhe reagimi ka qenë shumë i embël.
“Mu shtofshin edhe 10 burra si ky cuci jot, aman moj çfarë dashurie”, ka qenë komenti i Çilijetës.