Është kërkuar burg i përjetshëm për shqiptarin Gëzim Alla, i cili vrau gruan e tij në Itali. Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekan gruan e tij Dorina Alla , në Pove del Grappa , në provincën e Vicenza-s.
Për muratorin shqiptar 52-vjeçar Gezim Alla , prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm. Kërkesa për gjyqtarët e Gjykatës së Asociimit erdhi pas më shumë se dy orësh aktakuzë.
Krimi është kryer brenda shtëpisë së bashkëshortëve teksa fëmijët e çiftit ndodheshin në shtëpi, të mbyllur në dhomën e gjumit. Ka qenë vetë burri që ka thirrur karabinierët dhe më pas është dorëzuar.