Vrau dy persona, arrestohet 35-vjeçari i shumëkërkuar Etjon Lazri

Policia e Tiranës arrestoi gjatë ditës së sotme një 35-vjeçar pasi është dënuar me vendim gjykate për aksidentimin me pasojë vdekjen e dy personave.

Blutë bëjnë me dije se i riu u arrestua pas informacioneve në rrugë konfidenciale për vendin ku ndodhej. Etjon Lazri ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.    

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.     

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima. /albeu.com


Shtuar 15.08.2023 15:13