Policia e Tiranës ka vënë në pranga një dëshmitar në krimin e ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” aty ku u qëllua me plumb në zemër Jurgen Duka.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është vënë në pranga pasi ka qënë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.
Mësohet se autori i këtij krimi të rëndë është ende në kërkim, Arbër Sula, efektiv e policisë së Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S. /albeu.com/