lirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, thotë se vota e diasporës nuk do të realizohet nëse Kuvendi nuk përmbyll ndryshimet për Kodin Zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar.
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv , Celibashi tha se janë palët të cilat duhet të vendosin dhe të ndërmarrin ndryshimet brenda korrikut.
‘Palët të interesuara për votën e diasporës. Kuvendi i Shqipërisë t’i përmbyllë ndryshimet të paktën për këtë çështje brenda fundit të muajit korrik, nëse nuk do të kemi kuadrin ligjor të plotësuara me siguri të plotë ne nuk do ta realizojmë votimin nga jashtë për zgjedhjet e vitit 2025. Do të jetë thuajse e sigurt që ne nuk mund ta kemi votimin nga jashtë nëse ndryshimet nuk behet në fund të këtij sesioni.’- tha Celibashi.
I pyetur në lidhje me koston e votës së diasporës, Celibashi tha se ka kosto që fillojnë nga 20 euro, por mund të arrijnë deri në 50 euro.
‘Ka kosto të cilat shkojnë nga 20 euro për votues nga 45-47 por edhe më shumë. E para do të duhet të vlerësohet nëse do të duhet ti paguajë shtetit shqiptarë apo një pjesë votuesi i cili banon jashtë terrorit të Shqipërisë dhe ka interes për të votuar. Vende të ndryshme kanë interes atë ndryshme. Në tërësi kostoja shkon te kjo vlerë 20-40 mundë te arri deri në euro varet nga oferta që do të paraqesin shërbimet postare që janë të angazhuara për këtë proces.
Duke u ndalur në mënyrën e votimit, Celibashi tha se votimi nëpërmjet shërbimit postar është i sigurt, sa kohë që nuk është provuar e kundërta. Nga pikëpamja teknike, shtoi Celibashi procesi është i garantuar.
‘Është një shërbim i sigurtë sa kohë që ne nuk kemi prova për të kundërtën nëpërmjet shërbimit postar, përfshirë dhe shërbimin postar vendas. Padyshim që vota është një komponent shumë i rëndësishëm përdisa arsye të tjera. Nga pikëpamja teknike procesi është i garantuar. Është një model që shumica e vendeve në botë e aplikojnë. Nuk duhet ta përjashtojmë shërbimin postar si një mënyrë për të realizuar votimin nga jashtë. Ne si KQZ kemi ofruar një opsion më shumë të votimit me postë. Edhe posta mbetet një shërbim që i ka të gjitha garancitë në lidhje me integritetin e votës.
Diaspora mund të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe nëse vota e kësaj kategorie votuesish do të përfshihet kur këta votues kanë regjistruesin e gjendjes civile. Personalisht nuk do të preferoja të jepja një gjykimin tim në lidhje me këtë çështje. Në thelb ajo që mund të them është fakt se dy opsionet janë të pranueshme.’- tha Celibashi.