Vodhi një shumë parash dhe 2 celularë, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Dibër pasi vodhi një shumë parash dhe 2 celularë, në një dhomë pacientësh në spitalin rajonal të Dibrës.

Shtetasi me inicialet B. M banues në Peshkopi ishte me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

Njoftimi i Policisë Dibër

Vodhi një shumë parash dhe 2 celularë, në një dhomë pacientësh në spitalin rajonal të Dibrës, identifikohet dhe vihet në pranga pak orë pas vjedhjes, 30-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

Sekuestrohen sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.


Shtuar 8.05.2024 16:18

Tags: ,