Vijnë masa të ftohta polare, por meteorologia zbulon surprizën e fundjavës

Territori shqiptar është zgjuar ditën e sotme me temperatura të ulëta, tipike të dimrit. Mbrëmë gjatë natës ka patur depërtim të masave të ftohta polare të cilat janë drejtuar drejt vendeve të ballkanit duke sjellë menjëherë rënie të temperaturave.
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe reshje të pakta të shiut. Por pjesën e dytë të ditës shtohen vranësirat dhe dendësia e shiut.

Pjesën e parë të ditës temperaturat ulen deri në 2 gradë celcius në zonat malore. Kemi prezencë të reshjeve të pakta të dëborës, në lartësitë 1200 m nga niveli i detit. Por sonte në mesnatë dëbora zbret në 700 m lartësi nga niveli i detit, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Makimumet sot do të jenë nga 10 gradë celcius në zonat malore deri në 15 gradë celcius në zonat malore. Ndërkohë temperaturat maksimale të ditës së sotme, ishin temperaturat minimale të një dite më parë.

Dita e nesërme dhe mëngjesi i të mërkurës do të jenë mjaft të ftohta. Por nga e enjtja dhe fundjava do të ketë një rritje deri në 20 gradë të temperaturave.

Pjesa e parë e javës do të jetë tipike e dimrit. Por krejt ndryshe paraqitet pjesa e dytë e javës ku pritet reshje dhe temperatura të larta./albeu.com/