Dita e kësaj jave që rikthen ngricat, meteorolgoia zbulon si do të mbyllet viti 2022

E hëna ka nisur me diell dhe kështu do na shoqëojë për pjesën më të mirë ta javës. Kjo javë do të jetë pa reshje, por ndryshimin do ta pësojë në temperatura.

Termometri pritet të zbres në -1 gradë në mesjavë që pritet të jetë pjesa më ftohtë e javës. Termometri sot ka zbritur 0 gradë në zonat malore, ndërkohë nga 7-10 gradë janë temperaturat e mëngjesit të sotmën në zonat e ulëta dhe bregdetare. Maksimumi, krahasuar me një ditë më parë ka një rënie të ndjeshme.

Jo më shumë se 18 gradë celcius do te jetë temperatura maksimale ditën e sotme në rang territori.

Deri në fund të dhjetorit nuk pritet të përsëritet më situata termike e një jave më parë ku temperaturat u ngjitën në më shumë se 20 gradë.
Meteorologia Tanja Porja bën me dije se deri në fund të muaji, pra deri në fund të vitit vitit 2022 temperaturat do të qëndrojnë në më poshtë se 20 gradë celcius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithashtu nën dominimin e kushteve të qendrushëm të kushteve atmosferike./albeu.com/