Një vatër zjarri është shënuar sot në zonën e Grykshit, pjesë e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të dendur, duke rrezikuar përhapjen në zona më të gjera.
Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa apo të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo shkaktuar nga temperaturat e larta.