Zjarrëfikësit dhe kopmania Kurum janë dorëzuar përballë zjarrit të fuqishëm që ka rënë sot në zonën e Metalurgjikut në Elbasan.
Pas shumë orë “lufte” me flakët, duket e pamundur fikja e tyre, pasi zjarri vijon të përhapet.
Kujtojmë që prej mëngjesit të ditës së sotme një pikë grumbullimi i Skrapit në zonën e metalurgjikut që është në pronësi të kompanisë Kurum u përfshi nga zjarrit.
Pavarësisht se në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse nga i gjithë qarku i elbasanit por dhe nga Tirana, nuk mundën ta netutralizonin, përkundrazi zjarri po përhapet në mënyrë të frikshme.
Ndërkohë siç u raportua edhe më herët në zonë po rrezikohen edhe biznese të tjera, që janë kryesisht fasoneri.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.