VIDEO/ Nga Shkodra në Vlorë, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, mesazhe paqeje dhe shprese

Besimtarët myslimanë në gjithë botën kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti. Mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:55 në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Mesazh i kreut të KMSH shkoi për të rinjtë, të cilëve u bëri thirrje që të mos e braktisin vendin, por të punojnë në atdhe për ta bërë atë më të mirë e të begatë.

“U bëj thirrje të rinjve, mos e braktisni vendin tonë. Rezistoni përballë çdo vështirësie. Prindërit, shoqëria, Shqipëri ka nevojë jetike për ju. Qëndroni në vendin tuaj dhe punoni për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë”, tha Spahiu.

Spahiu tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. Mesazhin e tij e përqndroi edhe tek dhuna në familjes, ku bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj grave, për të cilat tha se janë bërthama e familjes dhe shoqërisë.

“Koha në të cilën po jetojmë na ka vënë përballë sfidash të shumta. Familja nuk po përjeton ditët e saj më të mira. Dhuna brenda saj është një fenomen që të trazon shpirtin. Njerëzit që kanë humbur durimin i bëj thirrje që të ndalin agresivitetin dhe të qetësojnë shpirtrat e tyre duke u kthyer nga e mbara nga rruga e Zotit. Mos i prekni gratë, ato janë shpirti i bërthamës së shoqërisë, familjes. Po jetojmë në një kohë krize morale, që kërkon përkushtim, besim te zoti për t’ tejkaluar ato.

Fenomene si migracioni dhe ulja e lindshmërisë po e mpakin familjen. Ti kushtojmë rëndësi bashkëpunimit e harmonisë, të punojmë për të ecur para që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e rinisë, dëshirat e prindërve. Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme”, tha Spahiu.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Bajrami u festua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve. Urimet për këtë ditë të rëndësishme nuk munguan as nga politika.

Festimet në Lezhë

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, Besimtaret Mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar.

Fitër Bajrami në Lezhë, falja e namazit bëhet për herë të parë në sheshin ‘Gjergj Kastrioti’

Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtaret mysliman të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste vijon me dreken në familje dhe me vizita tek njëri tjetri.

Festimet në Berat

Lutja e Fitër Bajramit është kryer në pedonalen e qytetit të Beratit. Vasin e mbajti Qeramudin Durdia ish-myftiu i parë i Beratit i ftuar. Ndërsa Hyben u ligjërua nga myftiu i Beratit, Bilbil Tallab.

Lutja filloi në orën 6:30 ku qindra besimtar mes tyre shumë të rinj u falën në pedonalen e qytetit.

‘E lus Zotin e gjithësisë në këtë ditë feste në këtë ditë feste në këtë ditë Fiter Bajramit të sjell mirësi, mbarësi në zemrat e myslimanëve mbarë vatrat Shqiptare e kudo në Botë. Allau i gjithësisë e lus na sjell festën e Bajramit  me gëzim hare me mirësi me begati.’, u shpreh ndër të tjera myftiu i Beratit.

Festimet në Vlorë dhe Sarandë

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin për festën e Fitër Bajramit edhe në Sarandë e Vlorë.

Në qytetin e Vlorës Falja është kryer në sheshin e Flamurit shumë pranë xhamisë së qytetit, nën drejtimin e myftiut të Vlorës Armand Asllani.

Kjo është një festa më e rëndësishme për besimtarët myslimanë.

Festimet në Fushë-Krujë dhe Durrës

Festa e Bajramit është kremtuar nga besimtarët myslimanë orët e para të mëngjesit të sotëm edhe në Fushë-Krujë dhe Durrës. Në Fushë-Krujë falja e Namazit u krye në stadiumin e K.F Ilirias ‘Redi Maloku’.

Besimtarët myslimanë në Durrës morën pjesë në faljen e Fitër Bajramit, duke kryer faljen e namazit në orën 06:55 në Xhaminë e madhe të qytetit, por edhe në xhamitë e tjera nën drejtimin e drejtuesve më të rëndësishëm të këtij komuniteti në Durrës.

Ajo që vihet re është një numër më i lartë i besimtarëve, sesa herët e tjera dhe prej kohësh tashmë drejtuesit e besimit islam në Durrës kanë hedhur idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojnë fluksin e besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.

Festimet në Shkodër

Qindra besimtarë myslimanë kanë kremtuar festen e Fiter Bajramit në faljen e mbajtur në qendër të qytetit në Shkodër. Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në fjalën e tij në faljen e Fiter Bajramit, përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidaritet për të gjithë besimtaret të cilët vijnë në këtë festë të begate pas një muaji sakrifice në muajin e madhërueshëm të Ramazanit.

Gjate fjalës se tij Myftiu Sytari u ndal edhe tek fenomenet negative qe kane përfshire shoqërinë tonë, te cilat vijnë edhe për shkak të devijimit dhe largimit të shoqërisë nga tabani i fesë…..

Festimet në Fier

Të gjithë myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit që nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet, nëpër xhami e sheshe kryesore.

Në Fier Falja e Namazit për të dytin vit radhazi është bërë në sheshi Qendror të Qytetit. Edhe në Lushnjë besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në këtë ditë të shënuar besimtarët nuk harrojnë të ndihmojnë edhe familjet në nevojë duke dhuruar pjesë nga ushqimi i tyre ose në të holla./albeu.com


Shtuar 10.04.2024 10:02