Veriu apo jugu? Anxhela Peristeri i jep fund dilemës: Kush hedh më shumë lekë në dasma

Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret që i këndon të gjitha zhanret muzikore, nga baladat, ritmiket deri te popullorja. Ajo merr shumë ftesa në koncerte dhe evente familjare, siç janë dasmat.

Së fundmi, e pyetur në “Why Not”, se kush hedh më shumë para, jugu apo veriu, Anxhela veçoi këta të fundit. Ajo zbuloi se paguhen me pagesë fikse, por veriorëve i zien gjaku.

“Zakonisht ne funksionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar.

Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu”, tha ajo.