Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, policia arreston 38-vjeçarin në Tiranë

Policia ka arrestuar një person ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se 38-vjeçari me iniciale J.K ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ai ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.


Shtuar 30.05.2024 17:47

Tags: ,