Ulen temperaturat deri në -10 gradë celcius, çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë

Java aktuale ka sjellë rritje të lehtë të temperaturave, duke lënë pas të ftohtin e fundjavës. Por pritet që në fundjavë të kemi sërish rënie të termometrit disa gradë nën zero.

Parashikohet që përgjatë ditës së shtunë dhe të diel termometri të shënojë deri në -7 gradë në juglindje. Edhe përgjatë ditës së diel parashikohet që termometri të shënojë të njëjtat temperatura.

Ndërsa dita e hënë do të sjellë ulje të mëtejshme të termometrit, i cili pritet të shënoje deri në -10 gradë celcius në zonat malore.


Shtuar 25.01.2024 22:30