U tha se u rrah në Bruksel dhe e nxorën me forcë nga lokali, vjen reagimi i Don Xhon (VIDEO)

Ditën e sotme në mediat rozë po qarkullon një lajm, në të cilin thuhet se reperi i njohur Don Xhoni ka bërë sherr në një lokal në Bruksel.

Ky po moment po bën xhiron e rrjetit, teksa vihet re që  reperi i revoltuar është nxjerrë me forcë nga sigurimi. U përfol se Don Xhoni nuk është përplasur fizikisht, por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje dhe ofendime.

Ndërkohë, i kontaktuar nga gazetarja Liarda Kondakçiu, reperi mohoi zërat për abcnews.al, duke thënë se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në Bruksel.

Pas kësaj deklarate, të gjithë janë vendosur në dilemë, nëse në video është vërtetë reperi, apo dikush tjetër që i ngjan kaq shumë.

Reperi shihet tepër i revoltuar. Ndërkohë, të gjithë të pranishmit po mundoheshin ta largonin nga salla për të ndaluar përplasjen./abcnews.al


Shtuar 15.03.2022 20:33