U tha se bëri sherr me Arbër Hajdarin, “zbërthehet” Arjola Demiri dhe tregon të vërtetën (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e së martës u përfol për një sherr të madh që kishte ndodhur mes aktores Arjola Demirit, motrës së saj dhe opinionistit të ‘Big Brother VIP’, Arbër Hajdarit.

Përplasja u tha se lidhej me komentet e Hajdarit rreth zgjedhjeve të Arjolës gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.

Por mesa duket, këto thashetheme nuk kanë qenë të vërteta, pasi janë mohuar nga vetë aktorja.

Ajo publikoi një foto me Arbër Hajdarin në Instastory me mbishkrimin:

“Kush tha që jemi zënë?”

Kujtojmë që aktorja kur doli nga shtëpia ishte shumë e lumtur, pasi plotësoi dëshirën e saj më të madhe, që ishte një shtëpi për fëmijët, tek rezidenca Kodra e Diellit.

Natën që fitoi apartamentin, Arjolës i qëlloi edhe bileta e rikthimit për në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një bisede me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn në oborr, aktorja u shpreh se ‘është kthyer vetëm se kishte fat jo për të luftuar për finalen’.

Ajo tregoi se dëshira e saj ishte të fitonte çmimin e madh por mbas surprizës së madhe që i bëri “Vëllai i madh”, Arjola është shprehur se e ka fituar “Big Brother-in” e saj.

“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse unë kur jam nisur dëshira ime ishte që të fitoj “Big Brother VIP” për të blerë një shtëpi”, tha ajo.


Shtuar 19.02.2022 20:56