U shkatërrua dhe zaptua Prona e ushtrisë, prokuroria e Durrësit s’po gjen dot provat e krimit

Hetimet mbi atë cfarë po ndodh në me ish depon e minave në Porto Romano janë të dnara në dy prokurori. Në pjesën e parë të këtij episodi të Kronos në u morëm më atë çfarë po heton SPAK duke qënë se nisi një verfikim pas zbulimit të këtij skandali nga Kronos.

Ndërsa ministria e mbrojtjes vendosi të kallëzonte në prokurorinë e Durrësit disa herë në pushtuesit e pronës së ushtrisë në Porto Romano.

I fundit kallëzim sipas informacione të Kronos është bërë në datën 21 nëntor 2022 , ndërsa regjsitrimi i procedimit penal është bërë në datën 7 prill 2023 me numër procedimi 621.

Prokurorisë i është dashur rreth 6 muaj verifikime për të aaritur në përfundimin se hetimi duhej regjistruar për vepren penale të shkatërrimit të pronës nga pakujdesia.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, ju informojmë se pas verifikimit të kryer në Zyrën e Regjistrit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës mbi materiali 3915 datë 21.11.2022 ka regjsitruar procedimi penal me numër 621 më datë 07.04.2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal, i cili është nën hetim.”- prokuroria e Durrësit

Për prokurorinë e Durrësit e gjitha ajo cfarë ka ndodhur me ish depon e minave në porto romano është bërë nga pakudjesia Magazinat e kësaj prona të ishtrisë janë kthyer në këtë gejndje nga pakujdesia e atyre që kanë punuar në këtë pronë.

Sipas Kodit penal të republikës së shqipërisë kjo vepër penale kur ka sjellë pasoja të rënda materiale denohet me gjobë ose me burgim deri në tre vite.

Ne i kërkuam më shumë informacion prokurorisë së Durrësit se në cilë fazë ndodhen hetimet  apo vendimet që mund të ketë marrë ky institucionpër këtë çështje.

“Duke qenë se ky procedim është në hetim, për shkak të sekretit hetimor, nuk mund t’ju bëjmë me dije veprimet konkrete të kryera në kuadër të ketij procedimi. Hetmiet për cështjen penale vazhdojnë me përparësi dhe në perfundim të tyre do të behët njoftimi i palëve në proces për vendimarrjen e prokurorit, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Penale”- prokuroria e Durrësit

Institucionet në këtë rast minsitria e mbrojtjes dhe prokuroria e Durrësit janë të angazhuara për të zbardhur këtë ngjarje prej gushtit të vitit 2020, kohë kur firma koncesionare filloi zaptimin e pronës.

Por vështirësitë janë të mëdha në këtë cështje duke që se është hetuar njëhërë dhe hetimet u pushuan.

Hetimet për zënien e pronës nr. 219 të ushtrisë, ish -depon e Minave në Porto Romano kanë nisur që në gusht të vitit 2020.

Kallëzimi në prokurorinë e Durrësit u bë për veprat  penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës” nga Komanda e Flotës Detare.

Në emisionin e datës 6 prill 2023 , Emisioni Kronos publikoi  vendimin e Prokurorisë së Durrësit , e cila hetoi për dy vjet këtë kallëzim.  Në fund vendosi të pushonte akuzat e ngritura ndaj kompanisë koncesionare të Porto Romanos “Porti MBM” me administrator shtetasin Ahmet Kastrati.

Më 11 gusht 2020 Reparti Ushtarak 2004 pjesë e Flotës Detare, depoziton kallzimin në Prokurori ku shpjegon se më datën 1 qershor 2020 në brendësi të pronës të ushtrisë nr.219 ishin konstatuar punime të vendosjes së disa tombinove dhe praninë e një vinçi.

Pas konstatimit të punimeve, Komanda e Flotës Detare ka urdhëruar nëntetar Azem Laçin për të njoftuar kompaninë që t’i lëvizte nga zona e ushtrisë.

Pas njoftimit të nëntetarit, në pronë ka shkuar edhe komandaniti i Kompanisë së Dytë të Mbështetjes Aleksandër Muha, i cili i ka komunikuar administratorit të portit tregtar Ahmet Kastratit, heqjen e materialeve nga prona.

Ky i fundit  ka njoftuar se materialet do të qëndronin dhe disa ditë e se kompania nuk kishte synim cënimin e pronës, por vetëm vendosjen e tombinove në kanalin e ujrave që kalon përmes territorit të saj, me qëllim përforcimin e urës që ndodhet mes kufijve të tokës së ushtrisë dhe portit privat.

“Në vendin objekt punimesh, ata kanë bërë zëvendësimin e tombionove të dëmtuara dhe nuk kanë kryer veprime të tjera. Nga ana e Komandës së Forcave Detare, sipas udhëzimit të dhënë nga Zëvendës Komandanti i Forcës Detare, i bën të ditur se në territorin e kësaj prone nuk mund të magazinojnë materiale dhe as të kryejnë punime dhe se çdo punim në pronën nr.219 do të konsiderohet si cënim i pronës ushtarake dhe ndërtim pa leje. Mbi këtë cështje me urdhër të sallës operacionale Pashaliman është njoftuar shefi i Seksionit të Policisë Ushtarake Durrës.”

Por edhe pse deklarimet për vendosjen e materialeve në pronën ushtarake u bënë se shërbenin vetëm për të kryer punime jashtë saj dhe se do të qëndronin disa ditë, dy muaj më pas, më 11 gusht 2020 përgjegjësi i objekteve ka konstatuar kryerjen e punimeve me mjete të rënda brenda zonës ushtarake 219, ish-Depo e Minave Detare. Pas njoftimit të strukturës së ushtrisë, mjetet e rënda lëvizin nga prona.

“Kanë bërë fotografi, për të cilat ka pasur reagime nga drejtuesi i punimeve, identifikimi i të cilit nuk është bërë i ditur. Gjithashtu është fotografuar targa e njërit nga mjetet. Në vijim të hetimeve, është konstatuar se në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes rezulton se përfshihet edhe prona me nr. 219, Depo e Minave Detare ndodhur në Porto Romano, Spitallë, Durrës. Për pronën është lëshuar edhe çertifikata e pronësisë nga ZVRPP, datë 17.05.2005, shoqëruar me planin e rilevimit dhe hartën treguese të regjistrimit.”

Pas depozitimit të kallzimit, një vit më pas, Prokurori Bledar Bejko vendos kryerjen e aktit të ekspertimit teknik për të bërë përcaktimin e kontureve të tokës ku janë kryer punimet.

Eksperti Kalo Xhuvani konstaton se në total kompania koncesionare e portit ka kryer punime për një sipërfaqe14.740 m2 të cilat përfshihen në sipërfaqen e përcaktuar nga Komanda Detare prej 52.010 m2 si tokë e saj, por vetëm 9000 m2 janë të pajisura me certefikatë pronësie nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Brenda sipërfaqes janë bërë spostime dhe sistemime dherash, shtrime me çakull dhe punime betoni.

Prokurori kërkon mendimin e një eksperti inxhinier për të përcaktuar nëse këto punime i përkasin kategorisë ku kërkohet pajisja me leje ndërtimi. Ekspertja Pranvera Bërdaj thotë se hedhja e betonit, gërmimi i dhërave dhe shtrimi me çakull nuk klasifikohet si aktivitet që kërkohet pajisja me leje ndërtimi.

“Në aktin e ekspertimit të saj, është konkluduar qartë se bazuar në ligjin “Për zhvillimin e territorit” dhe akteve nënligjore të tij, punimet e kryera janë punime për të cilat nuk kërkohet pajisja me leje ndërtimi. Nga subjekti Porti MBM janë bërë punime për qëllime mirëmbajtje, punime që kanë rritur cilësinë e të gjithë truallit me qëllim sistemimin e territorit.”

Por në referencën ligjore që jep ekspertja e kontraktuar nga Prokuroria ka dy kontradikta: e para lidhet me faktin se Pranvera Bërdaj është eksperte e fushës inxhinierike dhe jo ligjore dhe e dyta lidhet me faktin se neni 6 i rregullores “Për Zhvillimin e Territorit”  aplikohet në rastet e rregullimeve të rifiniturave, fasadave apo pajisjeve të brendshme të shtëpive ose objekteve private që kanë të bëjnë me punime të vogla. (print screen) Në rastet e lëvizjeve të dheut, që është pika e vetme e nenit 6 që toleron mospajisjen me leje ndërtimi, lidhet me aktivitetet bujqësore ose blegtorale dhe jo industriale siç është veprimtaria e portit.

“Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi janë: Lëvizjet e dheut, që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.”.

Por edhe nëse rregullorja do të lejonte punimet e kryera për zhvendosjen e dherave apo betonizimin, sërish duhej marrë një konfrimim nga autoritetet vendore, procedurë e cila ndodh me të gjithë subjektet që kryejnë punime, edhe brenda shtëpisë së tyre siç janë këto raste (print screen) që ndjekin qytetarët dhe subjektet pranë bashkive dhe minibashkive.

Neni 199/a i Kodit Penal konsideron vepër penale që dënohet 3 deri në 8 vjet burg ndërtimin pa leje në tokë publike apo të tjetrit kur ka qëllime fitimi.

“Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”

Prokurori Bledar Bejko që ka hetuar çështjen ka pushuar edhe akuzën “Pushtim i tokës” duke argumentuar se në pronësi të ushtrisë të pajisura me certefikatë pronësie janë vetëm 9000 m2 dhe sipas ekspertit gjeodet Kalo Xhuvani, në këtë sipërfaqe nuk ka patur ndërhyrje me punime. Nga ana tjetër Flota Detare shprehet se prona e saj është cënuar dhe se pronësia vërtetohet me listën e inventarit të pronave të miratuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.515 datë 18.07.2003.

“Në këto kushte rezulton e provuar se nuk ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të parashikuara nga neni 200 i Kodit Penal.”

Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në detyrë gjatë përballjes me procesin e vettingut më datën 26 maj 2022 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin. Ai pati dy seanca dëgjimore me pyetje mbi kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit.

4 ditë pas konfirmimit në detyrë Bejko ka pushuar akuzën e ngritur mbi kallzimin e Flotës Detare për pushtimin e tokës dhe ndërtimin pa leje në pronën e ushtrisë nga koncesionari i Porto Romanos “Kastrati Group”.

Kronos risolli dhe njëherë të publikut këtë cështje të cilën në njërin prej kallëzimeve prokuroria e Durërsit e heton për pushtim toke dhe nd rtim të paligjshëm , ndrësa dy vite më vonë akuza zbutet në shkatërrim pronë nga pakujdesia. /MCN/


Shtuar 9.11.2023 20:28