U rrëzua nga lartësia e një shkëmbi teksa ishte duke kullotur bagëtitë në Bulqizë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 53-vjeçari që u rrëzua nga lartësia e një shkëmbi teksa ishte duke kullotur bagëtitë në Martenesh të Bulqizës.

Viktima u transportua me urgjencë në spitalin e “Traumës” në Tiranë, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë ku shtetasi A. B., duke kullotur bagëtitë dyshohet se u rrëzua nga një lartësi shkëmbi, ju informojë se ky shtetas si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital./albeu.com