U përfol për një ribashkim me Donaldin, vjen reagimi i Bora Zemanit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, u përfol për një ribashkim të mundshëm mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Kureshtja për lidhjen e tyre ka qenë mjaft e madhe, si nga publiku, por edhe nga moderatorët në emisione të ndryshme.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Bora Zemani ishte te ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” së bashku me autoren e Për’Puthen, Olsa Muhamentin dhe gazetarin Ervin Kurti.

Zemani u pyet tërthorazi për jetën e saj private, ku Ori Nebiaj i tha: Bora je e lumtur ti?

“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .

Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.

Ervin Kurti: Po zemra Bora, rreh zemra?

Bora Zemani: Patjetër vazhdon rreh zemra, asnjëherë nuk është pushim…

Për disa orë ditën e djeshme Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikojë projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 08:00. Më pas Beatrix ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti” dhe që do të publikohej në orën 20:00!

Kjo i bëri ato protagoniste sërish me këto postime në rrjetete sociale që u dukën si një rastësi e çuditshme. Ndryshe nga Beatrix, Bora njoftoi më pas se ishte e gjitha shaka për 1 prillin.

Prej javësh ajo po përflitet për një rikthim me Donald Veshajn. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonsitë në një film.

Shtuar 2.04.2022 21:12