U merrte para bizneseve duke u premtuar kalim të mallrave kontrabandë, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare ka rënën në prangat e Policisë së Tiranës, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe dokumentave të falsifikuara, përvetësoi shumë të konsideruseshme parash.

Shtetasja M.Ç banuese në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi ka mashtruar disa persona, duke u premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bribery”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bribery”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases:

– M. Ç., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.