shqiperi

U hoqi licencat, Banka e Shqipërisë ‘merr në dorë’ fatin e kredimarrësve të MCA dhe FINAL! Çdo dosje administrohet nga ‘Mbikëqyrja’

Pasi ju pezulloi licencën për shkak të skemave të mashtrimit të qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka marrë në mbikëqyrje zyrat dhe dosjet e klientëve të Micro Credit Albania dhe të Final. Në zyrat e Micro Credit Albania dhe të Final, tashmë ndodhen punonjësit e Bankës së Shqipërisë, që do të regjistrojnë të gjitha ankesat që do të bëhen nga qytetarët, si dhe do të marrin të gjitha kërkesat për ecurinë e detyrimeve.

Tashmë të gjitha dosjet e klientëve si kredimarrës me probleme ose jo, do të kalojnë në Departamentin e Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë për veprime të mëtejshme. , por edhe klientë që nuk kanë kredi me probleme.

“Me revokimin e licencës së këtyre dy SFJB-ve më datë 23.5.2024, Banka e Shqipërisë ka alokuar tashmë punonjësit e saj pranë ambienteve të këtyre subjekteve. Në rast se klientët kanë ankesa apo kërkesa specifike lidhur me detyrimet ndaj këtyre dy subjekteve, apo për mënyrën si do të operohet më tej, mund t’i depozitojnë ato me shkrim pranë punonjësve të Bankës së Shqipërisë në vend, ose drejtpërdrejt në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet adresës public@bankofalbania.org dhe këto ankesa/kërkesa do të shqyrtohen dhe do të adresohen në çdo rast. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po kryen verifikimet e nevojshme dhe sapo të saktësohen detajet përkatëse do të kryejë të gjitha komunikimet e duhura, siç është theksuar edhe në njoftimin për shtyp që kemi publikuar më datë 23.5.2024”, tha Banka e Shqipërisë  për Report Tv.

E pyetur se si do ti paguajnë qytetarët detyrimet, Banka thotë se ende nuk ka një vendimmarrje për këtë pjesë, por fillimisht do të trajtojnë ankesat apo kërkesat që mund të kenë qytetarët për sqarime. MCA kishte në total 15.942 klientë, ndërsa FINAL kishte 16.600 klientë. Pra në total dy kompanitë 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.

Gjykata e Tiranës la paraditen e sotme në fuqi masat e sigurisë për 8 persona, 4 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi të akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. Një tjetër është në kërkim.  Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, përmbarues gjyqësor, ortak i “FINAL”; Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, të tre administratorë të Star-FS ndërkohë që u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi për administratoren e Micro Credit Albania Elda Ibron si dhe për tre përmbarueset Jorsida Dervishi; Alketa Tanushi, Kejda Seferi.

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro. Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën.

të fundit

Haradinaj: Votat nuk i dhanë shumicë partisë fituese, nevojitet vendimmarrje e përbashkët

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese…

4 minutes ago

VLEN: For 22 years, DUI did not approve the law on representation, and now it is trying to block it

VLEN ka dalë me një deklaratë për media pas akuzave të BDI-së për shkelje të Marrëveshjes së Ohri dhe të…

10 minutes ago

North Macedonia Customs Records Highest-Ever Collection, 14.14 Billion Denars in July

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë muajit korrik kanë realizuar të ardhurat më të larta mujore në histori, në…

10 minutes ago

Up to 30 million euros a year: The contribution of emigrants to Kičevo

Rreth 25 deri në 30 milionë euro në vit përfundojnë në Kërçovë falë kontributit të mërgimtarëve. Kjo shumë tejkalon edhe…

10 minutes ago

Haradinaj: Kurti Seeks to Control All Posts While Aiming to Weaken the Opposition

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese…

11 minutes ago

Kim Mehmeti: The painter’s Albania looks as if it is the homeland of Serbs, not Albanians!

Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet…

12 minutes ago