Categories: kosovë

Arbërie Nagavci reagon ndaj thirrjeve për rishqyrtimin e Ligjit të Speciales në Kuvend

Pas kërkesave që Presidentja ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim ligjin për ndryshimet në Dhomat e Specializuara, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci deklaroi se LVV-ja kishte shprehur që në fillim shqetësime lidhur me procedimin e nxituar të ligjit, përmbajtjen e tij dhe çështjet e mundshme kushtetuese që ai ngre.

Ajo nënvizoi se, megjithë rezervat e shprehura, LVV-ja e dha mbështetjen për ligjin me bindjen se ai do të prodhonte rezultate të prekshme në ndihmë të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Deklarata e Nagavcit në Facebook:

Nuk kanë kaluar as dy javë nga momenti i miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe tashmë ka zëra që kërkojnë që Presidentja t’ia rikthejë ligjin Kuvendit për rishqyrtim.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, që nga fillimi kemi vënë në dukje shqetësimet tona për nxitimin me të cilin u procedua ky ligj, për përmbajtjen e tij dhe për problemet e mundshme kushtetuese.

Qëndrimi ynë ndaj Gjykatës Speciale ka qenë i qartë që nga viti 2015. Ne e kemi kundërshtuar krijimin e saj dhe ky qëndrim mbetet i pandryshuar. Megjithatë, kemi theksuar se ndryshimet e propozuara ligjore nuk i anulojnë vendimet gjyqësore, nuk e zëvendësojnë procesin e apelit dhe nuk garantojnë kthimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në vendlindje.

Pavarësisht rezervave tona, e mbështetëm ligjin me shpresën se çdo përpjekje në favor të çlirimtarëve do të jepte rezultate konkrete. Sot, kur po kërkohet rishqyrtimi i tij, dalin sërish në pah pikërisht ato shqetësime që i ngritëm para miratimit.

Kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë një strategji të vërtetë shtetërore, një përgatitje serioze juridike për procesin e apelit dhe një angazhim të fuqishëm diplomatik për të mbrojtur të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

Drejtësia për çlirimtarët kërkon seriozitet, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje juridikisht të qëndrueshme, jo thjesht miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara.

të fundit

Egnatian e pret një kalendar i ngjeshur: Dede duhet të ruajë energjitë e kampionëve

EgnatiaEgnatia pritet të ketë shumë kilometra për të përshkruar në 4 ndeshjet e ardhshme [...]Read More...

26 seconds ago

Real Madridi kërkon deri në 80 milionë euro nga klubet angleze për Superligën Evropiane

Real Madridi dëshiron që klubet angleze t’u kthejnë një pjesë të parave të shpenzuara për themelimin e Superligës Evropiane.Sipas The…

18 minutes ago

Tensions at protest outside the Ministry of Education: Neither tear gas nor water can stop the youth as students push back police (VIDEO)

Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë me autobotë me…

19 minutes ago

Police use water cannon against students and lecturers during peaceful protest

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj…

19 minutes ago

The “Koço Racin” Library in Tetovo expands and becomes a university library

Qeveria e RMV-së, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për zgjerimin e…

20 minutes ago

Elmazi signs permit for new sports hall at the “Isa Beu” Madrasa in Kondovo

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë…

20 minutes ago