Një ditë kryesisht me diell dhe temperatura të ngrohta pritet sot në Maqedoninë e Veriut, me vranësira të pakta që mund të shfaqen në disa zona. Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa kushtet atmosferike do të jenë tipike për stinën e pranverës.
None found
Vlerat minimale të temperaturave do të sillen nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten midis 20 dhe 26 gradë.
Në kryeqytetin Shkup moti do të jetë me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura më e ulët do të jetë 6 gradë, kurse ajo më e larta deri në 25 gradë Celsius.
Shiu kthehet nga nesër pasdite
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), duke filluar nga pasditja e së nesërmes dhe përgjatë ditëve në vijim, pritet një mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu.
Për të enjten parashikimet flasin për reshje më intensive dhe të rrëmbyeshme, të cilat herë pas here mund të shoqërohen me bubullima.
Deri të enjten, zonat luginore do të kenë kushte për mjegull në orët e mëngjesit dhe vranësira të ulëta. Ndërsa të premten, pritet që era të forcohet nga drejtimi veriperëndimor.
Manifestimi i shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me rastin e shënimit të 82-vjetorit të çlirimit të qytetit, do të…
EgnatiaEgnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të…
Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë të veçantë, të krijuar në vetëm një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së…
Në fillim të nëntorit 2026, BYD tërhoqi vëmendjen pasi vendosi rekord të ri të shpejtësisë për një veturë prodhimi me…
Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e së hënës, 23 nëntor, në gjimnazin “La Martinière Monplaisir” në Lion të Francës, ku…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si Qafa e…