Është zbardhur edhe dëshmia e motrës se 37-vjeçares Leze Qosja që u gjet ditën e djeshme pa shenja jate në nja kanal në afërsi të By-Passit të Shkodrës.
BalkanWeb mëson se e reja është larguar nga shtëpia që me datë 8 maj, ndërsa denoncimin në polici e ka bërë e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas.
Sipas motrës së Laze Qoses, gruaja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsye e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.
Policia vazhdon hetimet për ngjarjet në fjalë./albeu.com