U ekzekutua në Athinë/ Roan Brahimi dyshohet se kishte lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes pak javë më parë në Larushk të Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin.

Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë

bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.


Shtuar 11.05.2024 10:17