Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë te vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals te 10 mije m2 truall ne Sarande. Vendimi u dha nga Gjyqtarja Miranda Andoni.
Kështu noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohe ne “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.
Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.