Kombëtarja shqiptare po luan një miqësore në transfertë kundër Uellsit, teksa në stadiumin e Kardifit ndodhen të pranishëm 11 mijë tifozë.
Sigurisht nuk mund të mos mungonin as tifozët kuqezi të cilët mund të kenë udhëtuar drejt Uellsit, ose jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Një foto mjaft e veçante dhe domethënëse është shpërndarë në rrjete sociale nga tifogrupi ‘’Tifozat Kuq e Zi’’.
Si duket tifozi ka menduar një mënyrë mjaft origjinale për t’i shprehur dashurinë Shqipërisë, duke vendosur një flamur kuqezi me mbishkrimin ‘’ti je vaksina ime’’.