Një shtetas nga Libia dhe një tjetër nga Kosova janë arrestuar pasi kanë paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara për të dalë nga Shqipëria.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pas kontrolleve, kanë goditur 2 raste për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasi liberian S. K., 32 vjeç, banues në Poloni dhe shtetasi B. M., 34 vjeç, banues në Kosovë.
Këta shtetas i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.
Pas verifikimeve nga punonjësit e Policisë Kufitare, me pajisjet dedektuese, ka rezultuar se këto dokumente ishin të falsifikuara.
Dokumentet false janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dokumentet e identifikimit origjinale (pasaportë, ID) të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”./Albeu.com