Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Po ashtu policia ka vënë në hetim A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ditën e djeshme (15 qershor), në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, E. K.
Si pasojë, A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa i arrestuari E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.