Java e fundit e janarit do të jetë kryesisht me kushte të qëndrueshme atmosferike, të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Sipas sinoptikanëve, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Të lidhura
None found
Në fundjavë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme, dhe mort të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat pritet të kapin vlerat miniimale -5 dhe-6 gradë Celsius dhe ato të ulëta dhe bregdetare 0 dhe 2 gradë Celsius.
Java e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Në relievet malore temperaturat minimale do të jenë -12 gradë celsius, ndërsa ato bregdetare -5 gradë celsius.
Era do të jetë kryesisht e lehtë, me shpejtësi të lehtë. Por përgjatë këtyre ditëve do të jetë më intensive.
