Rreth orës 16:00 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër.
Sipas policisë, gjatë konfliktit mes dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për kapjen e shtetasit E.Ç që dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.