E gjithë Shqipëria i kishte sytë te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesë. Atletja shqiptare e mbylli garën në vendin e 13-të me kohën 9.34.10
Në fakt ishte një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria do të marrë pjesë në finalen e Lojërave Olimpike. Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.
Të lidhura
None found
32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.
