“Të fillojë procesi i ndryshimit”, Jozefina Topalli tërheq deklaratën e bujshme dhe pranon Metën?

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, tha se në emër të ndryshimit, demokratëve u duhet një aleancë e gjerë që përfshin edhe LSI-në. Dikur një nga kritiket me të ashpra të Ilir Metës dhe aleancës PD-LSI, Topalli tha se nisja e një procesi ndryshimi është objektivi më i madh dhe një aleancë e gjerë i shërben arritjes së tij.

Jozefina Topalli: Kur Lulzim Basha largonte PD-në dhe bënte aleancë me Ilir Metën, e kam thënë që PD nuk e kishte nevojshme se e merrte pushtetin pa forca të majta. Por në situatën që jemi vendi ka nevojë për të pasur aleancë të gjerë, për të filluar një proces ndryshimi. Kjo është shumë e rëndësishme. Jemi në politikë. Është shumë e rëndësishme të ndodhë ndryshimi. Në fund të fundit ne po paguajmë të gjitha faturat e dështimit dhe pazareve e shitjes së opozitës.

“Kam bërë një deklaratë kur më sulmonin të gjithë. Kam thënë kthehem në PD kur të ikë Basha. Në atë kohë unë isha tradhtare, grupi armiqësor i parë. Kështuqë unë aty jam, ajo kam qenë gjithmonë. Nuk kam ikur nga PD, të tjerët kanë ikur nga parimet e PD”, u shpreh Topalli kur u pyet per rikthimin e saj në PD.


Shtuar 11.03.2022 10:10