Sot zgjidhet kryetari i ri i PD, sa demokratë kanë votuar deri në orën 11:00?

“Rithemelimi” është duke zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet në 108 qendra votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Në garë janë ish-kryeministri Sali Beridha dhe ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.

Në një deklaratë për mediat Albana Vokshi ka bërë publike shifrat e pjesëmarrjes në votim deri në orën 11:00.

Sipas saj për gjatë tre orëve të para kanë votuar 14.012 anëtarë.

108 qendra votimi në të gjitha degët e PD në të gjithë vendin. Procesi vijon normalisht, Ka pasur interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Kemi më shumë qendra votimi dhe ka pasur një menaxhim më të mirë të fluksit në qendrat e votimit. 14 012 anëtarë të PD që kanë votuar deri në orën 11:00. Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave”, tha Vokshi.

Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër
Durrës 1005
Tiranë 3694
Elbasan 1990
Berat 460
Korçë 1200
Fier
Vlorë 570 /albeu.com