Sot protesta e PD/ Kryeministria e “blinduar”, 1200 efektivë në terren dhe dy orë leje, çfarë pritet të ndodhë në shesh

Ditën e sotme në orën 19:00, Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur protestën e parë kombëtarë që nga rikthimi i ish-kryeministrit në krye të saj.

“Shqipëria në rrezik” është slogani i kësaj proteste e cila pritet të mbledhë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, kundër rritjes së çmimive, kundër korrupsioni dhe vjedhjes dhe ana e qeverisë.

Deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur ditën e djeshme se do të kërkohet dorëheqja e Ramës, por kjo duket si një “dëshirë” që është e pamundur të realizohet.

PD i ka bërë thirrje efektivëve që do të jenë në terren që mos i provokojnë qytetarët, pasi qëllimi i tyre në këtë protestë nuk është dhuna.

Ndërkohë që ashtu si në çdo protestë kombëtare të opozitës është bërë “blindimi” i kryeministrisë, madje është hequr edhë kërpudha para saj.

Kujtojmë që PD ka marrë leje në Policinë e Tiranës  nga ora 19:00 deri në orën 21:00, por gjasat janë të mëdha që ky afat të shkelet, duke kujtuar protestat e fundit, ndërsa kjo e fundit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Në terren do të jenë  rreth 1200 efektivë policie, një numër  përafërsisht i njëjtë me të gjitha protestat kombëtare që janë bërë në Tiranë./albeu.com