Pas debateve të shumta që po zhvillon Donaldi në shtëpinë e BBV me konkurrentët e tjerë, si me Arjola Demirin dhe Ilir Shaqirin ka reaguar vëllai i tij binjak, Romeo, në mbështetje të tij.
Romeo ka bërë një postim thumbues në rrjetet sociale lidhur me situatën ku ndodhet i vëllai.
Ai ka shpërndarë në Instagram një mesazh për personazhet që i janë kundërvënë të vëllait, por pa përmendur emra.
“I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. As nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. Sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, ka shkruar Romeo./abcnews.al/