“S’mban më ujë pilafi”/ Çmimet në “qiell”, nisin protestat në Shqipëri

Në rrjetet sociale po përhapet me shpejtësi thirrja për protestë ditën e mërkurë në orën 18:00 në Tiranë përpara Kryeministrisë. Shkak i protestës është rritja e çmimeve dhe sidomos karburantit, teksa nafta ka shkuar gati 260 lekë/ litër.

“S’MBAN MË UJË PILAFI. Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur.

Të lidhura

None found

Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati. Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve.

Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta. Të mërkurën, ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Të gjithë në protestë” është thirrja për protestë, që pritet që të rikthehen pas atyre të disa muajve më parë.

 


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş