S*ksi oral në rritje, doktori ngre alarmin: Kancer, raste të frikshme

I ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ishte mjeku gjinekolog më i njohur në Shqipëri, Shkëlqim Balili. Me një përvojë më shumë se 40 vjeçare, doktor Balili ka bërë bujë në median shqiptare për shkak të deklaratave që ka shprehur. Ndër to është edhe konsumimi i lëngut spermatik.

“Ajo është spermatozoid, lëng seminal të spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.

Doktori shprehu se sheh shumë perversion mes të rinjve dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikoj jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të parformuara.

“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetsor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatëzaninë e padëshiruar.”

Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:

“Unë marrëdheniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”

Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral.

“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer.”

Një ndër temat e prekura ishte dhe qepja e vaginës për “të ruajtur” virgjërinë. Balili shprehu se tashmë nuk ndodh më, por as në kohë nuk ishte një teknikë e përhapur pasi mjekët mund të rrezikonin burgun.

“Përpara ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Nuk ka kërkesë, nuk e kërkojnë. Ndoshta nga zonat e thella, ndërsa ne na kanë ardhur nëse e bëje një qepje të tillë, le që nuk arrihet, por të arrestonte ligji. Te të rinjtë e të rejat sot nuk diskutohet më. Ajo është një embranë që krijon një ruajtje gjatë proçesit të maturitetit të vajzës.”


Shtuar 29.06.2022 21:37