Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, këtë të hënë në një deklaratë për mediat ka komentuar skandalin për publikimin epagave dhe të targave të makinës të qytetarëve shqiptarë.
Balla në fjalën e tij është shprehur se ai nuk ka shumë komente në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij tashmë kjo është një çështje që ka kaluar në duart e prokurorisë.
Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se publikimi i të dhënave të tilla është një destabilizim dhe lëkundje e fortë mes punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Kreu i grupit të PS ka deklaruar ndër të tjera se në lidhje me këtë rast, në sezonin e ri parlamentar do të bëhet rishikimi dhe forcimi i ligjit për ruajtjen e të dhënave personale.
“Në të gjithë këto vite në Kuvend dhe në politikë, jam në mendimin që në momentin që prokuroria hyn në hetim të gjithë duhet që të heshtin. Destabilizimi që ka krijuar një publikim i tillë prish shumë marrëdhënie punëmarrës dhe punëdhënës dhe kujtoj se shtete shumë më të forta dhe më të mëdha bien pre e sulmeve të tilla. Ky është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash dhe mendoj se ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast për të parandaluar rastet e tjera.
Unë mendoj se institucionet e drejtësisë përveç deklarimit të të dhënëve duhet të bëjnë një hetim të plotë dhe në lidhje me deklarimet dhe mosdeklarimet që ka dëmtuar marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Në sesionin e ardhshëm parlamentar ne do të rishikojmë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ndaj sulmeve të tilla dhe qëllimit destabilizues punëmarrës dhe punëdhënës”, ka thënë ai.