“Situata ishte shumë e vështirë për mua”, mbërrijnë në Tiranë 11 shqiptarë nga Izraeli

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se 11 shtetas shqiptarë janë sjellë nga Izraeli në Tiranë përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Në Facebook, ministria bën me dije se po punohet edhe me vendet e tjera të rajonit për të transferuar nga Izraeli të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë nevojë për ndihmë.

“11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre,” thuhet në njoftim.


Shtuar 10.10.2023 12:13