Si nëpër filma! Si Arben Grori dhe Gert Gjenerli u veshën si infermierë dhe vranë në shtratin e spitalit Naim Zyberin

46-vjeçari Arben Grori i cili përfitoi ulje të dënimit 720 edhe pse ishte me burgim të përjetshëm, është një emër i njohur për drejtësinë. Grori është deklaruar fajtor nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit në 6 gusht 1997 në spitalin San Paolo, Milano, vrasësit të vëllait të tij, Artur Grori. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për këtë vrasje nga gjykatat italiane në vitin 1998.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vrasja e asaj kohe ka qenë tipike si ajo skenat e krimit që përdornin mafiat italiane. Kjo pasi Grori, bashkë me Gert Gjeneralin, u veshën të dy si infermiere për t’u futur më lehtë në spitalin San Paolo ku qëndronte preha i tyre, ndërsa brenda një tufe me lule kishin fshehur pistoletën. Pasi shkuan në dhomën e Naim Zyberit, ata qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Kujtojmë se të njëjtin fat të mirë, duke përfituar ulje dënimi, pati edhe Gert Gjenerali.

Gjenarali u arrestua në Itali, ndërsa në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij me burg përjetë. Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazonte në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri. Në vendimin e gjykatës cilësohej aso kohe se Gjenerali kishte normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave./bw

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 20.04.2022 15:19