Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij tgha se sot është paraqitur një projektligj për ndryshimet e ndarjes territoriale.
Po ashtu ai shtoi se rrugët e Shqipërisë janë kthyer në skena krimi dhe se shteti ka rënë.
“Qytetet shqiptare janë përgjakur nga vrasje që janë shndërruar në një ritual të zakonshëm, rrugët e Shqipërisë janë kthyer si rrugët e Palermos të vite ’80 me skena krimesh mafioze. Situata dëshmon se policia dhe shteti ka dështuar, Shteti nuk kontrollin dot as të dhënat e veta, jo të jetët e qytetarëve. Po ashtu krimi kibernetik ka një krah të fortë të brendshëm dhe kryeministri vijon lojën e tillë tallëse duke i tundur shqiptarëve çmimin e paarsyeshëm të energjisë, duke ngrirë dhe shkrirë ERE”, tha Boçi.