Alibeaj mbledh sot Grupin Parlamentar në Kryesi, ja kur pritet të nisë takimi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pritet të mbledhë sot grupin e deputetëve.

Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet tek zyra e Grupit në Kryesinë e Kuvendit.

Gjithashtu mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10 e 30, ndërkohë që ende nuk ka detaje se për çfarë do të diskutohet./albeu.com/