Shtatzënë për herë të parë? Ori Nebijaj flet publikisht (VIDEO)

Ori Nebijaj është përfolur ditët e fundit në mediat rozë për një shtatzëni. Dyshimet nisën për shkak se moderatorja dukej me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kaq u desh që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo sot në emisionin “Wake Up”, Ori ju është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta. Moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj Isli Islami.

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori.

Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Kjo situatë u pasua dhe me një batutë nga Isli, që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Shtuar 23.06.2021 14:02