Shqiptarët “çmendin” TikTok-un, postojnë videon LIVE në gomone, rrugës për në Angli (VIDEO)

TikTok po prodhon çdo ditë talente të reja. Ky rrjet social pa filta ka bërë që të krijohen kaq shumë fenomene dhe si i atillë të jetë ndër më të ndjekurit dhe shumë i favorshëm për marketuesit. Por duket se shqiptarët kanë kaluar limitin.

Disa persona kanë hapur profile që pranojnë vetëm kërkesa serioze për të ikur me gomone për Angli.

Në videot e postuara në rrjetin social, është lënë edhe numri i telefonit për ata që duan të kontaktojnë për të shkuar. Videot rrëqethëse me gomone në mes të detit janë sfida që ndërmarrin shqiptarët për një jetë më të mirë.