Shqipëria luan sonte në “Air Albania” ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 përballë Andorras.
“Kuqezinjtë” edhe pse me shumë ndryshime të detyruara në formacionin kanë obligim marrjen e tre pikëve për ta mbyllur në vendin e tretë në grup që do ishte arritje e madhe për ne.
Ashtu sic pritej, Reja ka bërë plot 8 ndryshime në formacion. Lojtarët e vetëm që ishin edhe në Wembley janë, portieri Strakosha, kapiteni Hysaj dhe sulmuesi Uzuni.
Formacionet zyrtare:
Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari; Roshi, Ramadani, Laci; Uzuni, Seferi, Çekiçi
Andorrë: Gomes; Nicolas, Llovera, Garcia, Alavedra, Cervos; Martinez, Vierira, Pujol, Alaez; Rosas r.t/albeu.com