Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në “Lanë”, arratiset nga vendngjarja

Foto ilustruese

Një automjet ka përfunduar në lumin e Lanës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.,

Policia bën me dije se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga  dhe përfunduar në “Lanë”.

Pas aksidentit mësohet se shoferi ështe larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com