Shkroi historinë në Euro 2020, jep dorëheqjen trajneri i Maqedonisë

Maqedonia e Veriut sot e ka përmbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian.

Ata u kualifikuan për herë të parë në një garë të tillë, por dështuan të fitonin ndonjë ndeshje, ose të paktën ndonjë pikë.

Pas aventurës së tyre, përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut lajmëroi dorëheqjen.

“Unë dua të shpreh mirënjohjen time për stafin tim profesional dhe stafin mjekësor, për lojtarët e futbollit, të udhëhequr nga Goran Pandev, për ju gazetarët dhe së fundi për familjen time. Këto janë momente që unë do të kujtoj për një jetë … kjo është e fundit ime konference per shtyp”

Sonte, Maqedonia e Veriut u mposht me rezultat 0:3 nga lideri i grupit C, Holanda dhe mbylli kampanjën e tyre në Euro 2020.

Shtuar 21.06.2021 22:12